28 NËNTORI NË VLORË
Kolshi, lojtari i turneut Pavarësia 2014
28 November, 2014 @16:15
Pasi që Ferronikeli fitoi trofeun e Pavarësisë në Vlorë sot, organizatorët kanë shpërblyer portierin fantastik të skuadrës së Gani Sejdiut - me titullin e lojtarit më të mirë të turneut.
Granit Kolshi mbrojti tre penallti të Llamkos Kosovës në gjysmëfinale, për të kaluar ekipin e tij në finale të turneut Pavarësia 2014, ndërsa edhe në finale ka mbrojtur portën e tij si luan i vërtetë - ku Ferronikeli fitoi Shkëndinë 1-0.
Çmimi Fair-Play i turneut i ka shkuar lojtarit të Flamurtarit të Vlorës, Bruno Telushi.