Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEAGUE CUP

Aston Villa befason Leicesterin, arrin finalen e Kupës!

Aston Villa befason Leicesterin, arrin finalen e Kupës!


28 January, 2020 @22:41

Pas barazimit 1-1 në “King Power Stadium” në ndeshjen e parë, Aston Villa ka arritur ta mposhtë 2-1 Leicesterin në ndeshjen e sontme kthyese, për ta eliminuar skuadrën e Brendan Rodgersit nga gjysmëfinalja e Kupës dhe rrjedhimisht për ta arritur finalen e kësaj gare për herë të parë pas 10 viteve.

Me Jamie Vardyn që nuk luajti nga fillimi për shkak të lëndimit, Leicesteri fillimisht ishte në disavantazh nga goli i Targett (12’), mirëpo më pas barazoi Iheanacho (72’), për ta rikthyer shpresën te Leicesteri. E shumë pak para fundit, ishte Trezeguet (90+3’) ai që shënoi për 2-1 dhe kështu e kualifikoi skuadrën e tij në finale të “League Cup”.

Në finale Aston Villa do të luajë me fituesin nga dueli Manchester City vs. Manchester United. Nga ky duel më afër finales është Manchester City, fituesi në fuqi i kësaj gare, pas fitores 1-3 në ndeshjen e parë në “Old Trafford”.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League