Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA FITON DERIN LOKAL

Astrit Berisha vendos, Liria fiton

Astrit Berisha, duke festuar golin e tij ndaj A&N-së/ Foto: FCLiria/ fb

Astrit Berisha vendos, Liria fiton


2 April, 2023 @17:38

Një gol dhe atë në fund të pjesës së parë ka qenë i mjaftueshëm për ekipin e Lirisë të drejtuar nga Xhengis Rexhepi që të vazhdojë me fitore në Ligë të Parë Grupi A, si dhe të ndjek kreun e saj, që aktualisht është i zënë nga Feronikeli’74.

TABELA AKTUALE

Futbollistët e Lirisë janë treguar pak më të mirë sesa ata vendas të A&N-së në Boka të Korishës sot, ndërsa dallimi u bë në minutën e 44 të pjesës së parë të ndeshjes kur Berisha shënoi për epërsi, e që në fund doli të jetë goli i fitores së ekipit bardhezi nga Prizreni, A&N 0-1 Liria [Astrit Berisha 44].

Astrit Berisha & Liridon Fetahaj

Fitorja bën që Liria të ketë 4 pikë më pak se lideri Feronikeli’74 që ka 41 pikë. Ndërsa A&N që drejtohet nga Genc Tamniku ka 20 pikë dhe është e nënta në renditjen e ligës, e parafundit me 14 pikë më shumë sesa Vëllaznimi i fundit. Në xhiron që vjen, Liria pret Feronikelin’74 në derbi, ndërsa A&N udhëton në Istog .


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë