GRUPI C

Atletico konfirmon kreun
8 December, 2015 @22:49
Atletico Madrid ka arritur të mposht si mysafir rivalin kryesor për vend të parë në Grupin C, Benficën.
Saul dhe Luciano Vietto kanë shënuar golat e fitores për ekipin e Diego Simeonesl, derisa greku Kostas Mitroglou ka minimizuar epërsinë për Benficën, por pamjaftueshëm për vend të parë në grup.
Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Galatasaray ka arritur të shpëtojë nga koritja (1-1; Inan 64’ - Twumasi 62’), duke barazuar me Astanan debutuese në Champions League për të siguruar Europa League në pranverë.
Astana me 4 pikë të fituara në paraqitjen e parë të ekipit në Ligë të Kampionëve, mund të thuhet se ka arritur sukses madhor, duke mos u mposhtur asnjëherë në shtëpi.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT C:
1 | Atletico Madrid | 13 pikë | ||
2 | Benfica | 10 pikë | ||
3 | Galatasaray | 5 pikë | ||
4 | Astana | 4 pikë |