GRUPI G

REUTERS
Atletico rutinore, Zenit kualifikohet
11 December, 2013 @23:37
Atletico Madrid ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve për të përfunduar i pari në Grupin G kualifikues të Ligës së Kampionëve me 16 pikë, më së shumti bashkë me Real Madridin nga të gjitha grupet.
Raul Garcia dhe Diego Costa kanë shënuar golat e fitores për Atletico Madridin në fitoren 2-0 ndaj Portos, që u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe do të vazhdojë garat në Europa League.
Zeniti i Shën Petersburgut, ka arritur të kualifikohet pasi që Porto nuk arriti fitore. Për të qenë edhe më turpshëm, Zeniti është mposhtur nga Austria e Vienës që konsiderohej autsajadere e grupit dhe atë thellë 4-1.
Vienezët në anën tjetër dëshmuan sportivitet të lartë dhe përkundër se fitorja nuk i çonte askund ata shënuan katër herë për të dalë ballëlartë nga Liga e Kampionëve.
TABELA PËRFUNDIMTARE, Grupi G:
1 | Atletico Madrid | 16 pikë | Kualifikohet në TOP 16 | |
2 | Zenit St Petersburg | 6 pikë | Kualifikohet në TOP 16 | |
3 | Porto | 6 pikë | Kualifikohet në Europa League | |
4 | Austria | 5 pikë | Eliminohet nga garat europiane |