GRUPI H

REUTERS
Neymar hat-trick, Milan kualifikohet
11 December, 2013 @22:24
Barcelona ka mposhtur lehtë Celticun me rezultat të thellë 6-1 në kuadër të ndeshjes së fundit të Ligës së Kampionëve. Ekipi katalonas ka qenë shumë më i mirë se ai skocez dhe kësaj fitoreje i kanë paraprirë golat e brazilianit Neymar që shënoi golin e parë në Ligë të Kampionëve dhe natën e përfundoi me hat-trick.
Ndeshja tjetër e Grupit H ishte shumë më interesante ku Ajax me mish e shpirt luftoi për të nxjerrë fitore ndaj një Milani modest, por që nuk arriti dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultat 0-0, që çoi Milanin përpara në Ligë të Kampionëve.
Ajax ka pasur raste të shumta, por asnjërën nuk arriti ta konkretizojë, derisa portieri me përvojë Cristian Abbiati, ka pritur disa herë shuta që do të mund të përfundonin me gol për ekipin e Frank de Boer.
Kështu Barcelona si e para dhe Milan si i dyti dalin nga Grupi H.
TABELA PËRFUNDIMTARE, Grupi H:
1 | Barcelona | 13 pikë | Kualifikohet në TOP 16 | |
2 | Milan | 8 pikë | Kualifikohet në TOP 16 | |
3 | Ajax | 7 pikë | Kualifikohet në Europa League | |
4 | Celtic | 3 pikë | Eliminohet nga garat europiane |