BARCELONA
BOROZANI/D.S.
Ikja nga Camp Nou, opcion
11 December, 2013 @12:34
Lideri i La Ligas, Barcelona, është duke e shikuar mundësinë që të lëvizë nga Camp Nou! Sipas informatave që burojnë nga Bordi i Drejtorëve të klubit katalonas, Barcelona është duke kërkuar ngritjen e kapacitetit të ulëseve.
Ata aktualisht posedojnë stadiumin më të madh në Europë, me 99 mijë e 354 ulëse, ndërsa kërkojnë që ky numër të ngritet në 105 mijë.
Për më tepër, drejtuesit e klubit janë duke e konsideruar opcionin për të dalë edhe në një vend tjetër për të ndërtuar stadium të ri dhe ta lënë folenë shumëvjeçare Camp Nou.
“Ne asnjëherë nuk marrim vendim që do të luhaste ecjen e drejtë të klubit, prandaj ky vendim është i menduar mirë, por na mbetet të shihet se cili do të jetë lokacioni përfundimtar. Camp Nou apo diku tjetër? Duam që ta ndërtojmë edhe kulmin për mbrojtje të fushës,” ka thënë zëdhënësi i klubit blaugrana Toni Freixa njofton BBC.
Camp Nou është shtëpi e Barcelonës që nga viti 1957, derisa në histori ka qenë nikoqire e dy finaleve europiane të futbollit, Kampionatit Botëror në 1982 dhe Olimpiadës në vitin 1992.
Vendimi përfundimtar do të mirret në janar të vitit të ardhshëm, pra muajin që vjen.