Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI D - ALLIANZ ARENA

City then fortesën e kampionit

REUTERS

City then fortesën e kampionit


10 December, 2013 @23:36

Manchester City ka treguar se është ekip i fuqishëm duke e mposhtur Bayern Munchenin në Allianz Arena sonte. Për më tepër, kur Bayern e bëri rezultatin 2-0 për 12 minuta lojë, askush nuk besonte se një rikthim do të ishte i mundshëm, por ekipi i Manuel Pellegrinit nuk u dorëzua dhe ia shkaktoi humbjen e parë të stinorit bavarezëve në Ligë të Kampionëve, që me fitore sonte do të arrinin edhe një rekord. 

Dy golat e shpejtë të Thomas Muller (5’) dhe Mario Gotze (12’) u bënë të pavlefshme pasi që David Silva (28’) Aleksandar Kolarov (59’) dhe James Milner (62’) shënuan për fitoren e madhe të ish kampionit të Anglisë. 

Një humbje të tillë Bayernit stinorin e kaluar i kishte shkaktuar edhe Arsenali, por Bayern kishte vazhduar rrugën për titullin europian. E kur kihet parasysh që Manchester City luante me ekip të përgjysmuar karshi Bayernit të plotë, fitorja e tyre bëhet edhe më e madhe, përkundër se nuk ndikoi në renditjen grupore. 

Lajmi më i mirë nga ndeshja është që Pep Guardiola ka futur në ndeshje për herë të parë pas lëndimit kosovarin Xherdan Shaqiri, i cili nuk ka luajtur në asnjë ndeshje prej se u lëndua në Tiranë në ndeshjen Shqipëria-Zvicra, të cilën kombëtarja e Shaqirit, Zvicra e kishte fituar. 

Në ndeshjen tjetër, Viktoria Plzen regjistroi fitoren e parë duke e mposhtur CSKA Moskën, por pasi që në ndeshjet e ndërsjella rusët kanë bilanc më të mirë, ata shkuan në Europa League. 



TABELA PËRFUNDIMTARE, Grupi D:

1 Bayern Munchen 15 pikë Kualifikohet në TOP 16
2 Manchester City 15 pikë Kualifikohet në TOP 16
3 CSKA Moska 3 pikë Kualifikohet në Europa League
4 Viktoria Plzen 3 pikë Eliminohet nga garat europiane

GRUPI C

Fitore e brishtë e Benficës

Champions League

Fitore e brishtë e Benficës

10/12/13 @ 23:04

GRUPI B

Reali punoi për Galatën dhe Juven

Champions League

Reali punoi për Galatën dhe Juven

10/12/13 @ 22:53

GRUPI A

Man Utd fiton, Bayer vazhdon

Champions League

Man Utd fiton, Bayer vazhdon

10/12/13 @ 22:37

KUSHTET E RËNDA ATMOSFERIKE

Ndërpritet ndeshja Galata-Juve

Champions League

Ndërpritet ndeshja Galata-Juve

10/12/13 @ 22:26

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League