GRUPI B

REUTERS
Reali punoi për Galatën dhe Juven
10 December, 2013 @22:53
Real Madrid sonte fitoi vetëm për sport në Danimarkë ndaj Kobenhavnit 0-2. Fitorja e tyre nuk ka ndikuar fare në pozitën e tyre në grup, pasi që janë padiskutueshëm të parët, por dy skuadrat tjera të cilave iu ndërpre ndeshja, Galatasaray-Juventus, tashmë e kanë të sigurt pranverën në Europë.
Kjo, pasi që Real Madrid me fitore, që erdhi me golat e Luka Modric dhe të rikthyerit Cristiano Ronaldo eliminoi Kobenhavnin tërësisht dhe tashmë Galatasaray dhe Juventus nuk do të brengosen për mbetje në Europë, por vetëm për mbetje në Ligë të Kampionëve.
Po ta kishte fituar Kobenhavn ndeshjen ndaj Real Madridit sonte, do të eliminohej nga garat europiane sigurisht njëra nga dueli Galatasaray-Juventus.
TABELA PËRFUNDIMTARE, Grupi B:
1 | Real Madrid | 16 pikë | Kualifikohet në TOP 16 | |
2 | Juventus | 6 pikë (5 ndeshje) | Vendoset nesër | |
3 | Galatasaray | 4 pikë (5 ndeshje) | Vendoset nesër | |
4 | Kobenhavn | 4 pikë | Eliminohet nga garat europiane |