Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOPI I ARTË

Favorit, Cristiano Ronaldo

REUTERS

Favorit, Cristiano Ronaldo


9 December, 2013 @22:17

Treshja më e përfolur në botën e futbollit sot edhe zyrtarisht ka marrë njoftimin se janë kandidatët kryesorë për trofeun Topi i Artë që i ipet futbollistit të vitit. 

Cristiano Ronaldo i Real Madridit, Lionel Messi i Barcelonës dhe Franck Ribery i Bayern Munchenit janë treshja që do të garojnë për më të mirin e stinorit, duke e lënë jashtë listët së ngushtë Zlatan Ibrahimovicin e Paris St Germainit, përkundër stinorit të jashtëzakonshëm që e pat suedezi me ekipin e tij. 

Françezi Ribery ka pasur stinor të mrekullueshëm duke fituar Bundesligën, Kupën gjermane dhe Ligën e Kampionëve si dhe Superkupën europiane. Mirëpo, ai ende nuk konsiderohet nga bastoret si njeriu kryesor për të fituar këtë trofe. 

Leo Messi në anën tjetër, ka shkëlqyer në sjelljen e titullit të La Ligas për ekipin e tij, derisa muajin e kaluar lëndimi e ndali nga loja dhe si po duket edhe nga Topi i pestë i Artë me radhë. 

Cristiano Ronaldo nuk llogaritej se do të mund të fitonte Topin e Artë deri vonë. Mirëpo, zgjatja e afatit nga FIFA dhe kualifikimi i Portugalisë në Kampionat Botëror Brazili 2014, falë Ronaldos dhe forma e tij e jashtëzakonshme këtë stinor (2013/14) duke shënuar 25 gola në 18 ndeshje për Real Madridin - e ka bërë atë favorit, përkundër se Real Madridi nuk fitoi asgjë stinorin që shkoi (2012/13). 

Si rezultat i kësaj, portugezi Cristiano Ronaldo është i favorizuari i bastoreve botërore për të fituar Topin e Artë. FIFA do të shpallë fituesin e Topit të Artë në muajin janar të vitit të ardhshëm. 



KUOTAT:

Cristiano Ronaldo Real Madrid dhe Portugali Koef. 1.50
Lionel Messi Barcelona dhe Argjentinë Koef. 2.80
Franck Ribery Bayern Munchen dhe Francë Koef. 9.00

NEROAZZURRI

Barazimi i tretë radhazi

Serie A

Barazimi i tretë radhazi

08/12/13 @ 23:11

LILLE

Pas 1061 minutash pranoi gol

Ligue 1

Pas 1061 minutash pranoi gol

08/12/13 @ 22:58

EMIRATES

Everton, ndali serinë e Arsenalit

Premier League

Everton, ndali serinë e Arsenalit

08/12/13 @ 22:01

LOUIS II

Kthehen në pozitën e dytë

Ligue 1

Kthehen në pozitën e dytë

08/12/13 @ 23:25

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League