LOUIS II

Monaco Officiel
Kthehen në pozitën e dytë
8 December, 2013 @23:25
Monaco ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Ajaccios modest sonte në stadiumin Louis II të Monte Carlos derisa me këtë fitore ka kërcyer në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit pas disfatës së Lille nga Bordeaux.
Talenti françez Emmanuel Riviere (75’) ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes për të regjistruar fitoren e 11 të ekipit të tij dhe për të mbetur vetëm dy pikë larg liderit dhe kampionit aktual, Paris St Germain.
Ky ka qenë goli i shtatë në Ligue 1, këtë stinor, për Rivierein që po tregohet instrumental për ekipin e Claudio Ranierit. E kur theksohet mungesa e Radamel Falcaos në ekip - fitorja e ekipit nga principata bëhet edhe më e madhe dhe më e rëndësishme.
Rezultatet dhe tabela aktuale.