PAS 4 BARAZIMEVE

Serie A/TIM/ FB/
I kthehen fitoreve
8 December, 2013 @15:09
Roma dhe Fiorentina kanë dhënë një spektaktël futbolli sot në mesditë në Olimpico të kryeqytetit italian. Raste të shumta dhe angazhim të plotë në një ndeshje dinamike me raste nga të dyja palët ka pasur sot, derisa në fund, Roma ka shpëtuar nga vuajtja e barazimeve - duke shënuar fitore pas katër barazimesh me radhë.
Braziliani Douglas Maicon (7’) ka shënuar për t’i dhënë epërsi romakëve, derisa peruani Juan Vargas (30’) ka barazuar 15 minuta pa shkuar skuadrat në pushim.
Të dyja golat e shënuara kanë qenë të ngjajshme ku pas futjes së krahëve deri në vijën fundore, nxjerrja e topit jashtë në tollovi ka gjetur futbollistin i cili ka shënuar nga zona.
E në mënyrë të njejtë erdhi edhe goli i tretë i cili u shënua nga zëvendësuesi Mattia Destro (67’) vetëm 10 minuta pasi që hyri në vend të Alessandro Florenzit.
Roma mbetet ekipi i vetëm në Europë bashkë me Bayernin që ende nuk kanë shijuar humbje në kampionatet e tyre, derisa lajmi i mirë për giallorossët është se pas gati një muaji lëndim, Francesco Totti është kthyer në bankën rezervë që do të thotë se ata do të mund të llogarisin tash e tutje te legjenda e klubit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.