IBRA-CAVANI-LAVEZZI

REUTERS
Lehtë për PSG
7 December, 2013 @21:45
Paris St Germain është kthjellur shpejtë pas humbjes nga Evian në xhiron e kaluar që ka qenë disfata e parë e tyre këtë stinor në Ligue 1. Ata sonte kanë mposhtur Sochauxnë, të fundosur në tabelë, me rezultat të thellë 5-0.
Serisë së golave për parisienët ia ka nisur braziliani Thiago Silva (14’), që ka qenë edhe goli i vetëm i shënuar në pjesë të parë nga ekipi i Laurent Blanc.
E në pjesën e dytë ka filluar demolimi i mysafirëve. Së pari ia nisi Ezequiel Lavezzi për të vazhduar Edinson Cavani derisa me dy gola të tjerë në fund - fitoren e lehtë e përfundoi ylli suedez i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic.
Ibra shënoi golat 12 dhe 13 të stinorit, derisa Cavani të 11-tën e Parisi tash pret rezultatet tjera derisa vazhdon të qëndrojë në krye të Ligue 1.
Rezultatet dhe tabela aktuale.