ANFIELD ROAD

REUTERS
Dueli i autogolave, i takoi Liverpoolit
7 December, 2013 @19:49
Liverpooli ka shënuar fitore sot si vendas ndaj West Ham Unitedit në Anfiled Road me rezultat 4-1, ku më shumë se gjysma e golave ishin autogola!
Guy Demel dhe Andy O’Brien shënuan autogol për londinezët, derisa Martin Skrtel nuk i mbeti borxh mysafirëve me autogolin e tij.
Sidoqoftë Liverpool ka qenë me Luis Suarezin i pakapshëm gjatë ndeshjes, ku edhe goli i parë ishte punë e tij, përkundër se hyri në portë si autogol. Suarez shënoi edhe në minutën e 80-të për rezultatin 3-1, pas Mouhammad Sakhos që kishte bërë rezultatin 2-1.
Fitorja e sotme, ngrit Liverpoolin në vendin e dytë të tabelës pas dështimit të Chelseat në Stoke City sot.
Rezultatet dhe tabela aktuale.