BAVARIA

REUTERS
Bayern shkelë
7 December, 2013 @18:56
Kampioni aktual europian dhe i Gjermanisë, Bayern Munchen, ka treguar edhe njëherë madhështinë në Bundesligë duke e shkelur kundërshtarin e sotëm, Werder Bremen.
Franck Ribery ka bërë edhe një hap drejt Topit të Artë duke shkëlqyer në ndeshje pas rikthimit në fushë dhe fitores së ekipit të tij 7-0.
Kthimi i Riberysë ka ardhë në momentin më të duhur për Pep Guardiolën, pasi që ditë më parë u lëndua Arjen Robben e Bayern do të udhëtojë në Maroko për Kupën Botërore të Klubeve.
Ti kthehemi ndeshjes, jostabiliteti i Werderit për të mbajtur topin në posedim, si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë, i ka dhënë aq shumë mundësi dhe raste bavarezëve, sa që ka qenë e pashmangshme një fitore me rezultat të tillë.
Ribery shënoi 2 gola, derisa ka qenë direkt edhe te autogoli i Assani Lukimyas, Daniel Van Buyten, Mario Mandzukic, Mario Gotze dhe Thomas Muller shënuan nga një për rezultatin përfundimtar.
E ajo që është më e rëndësishmja, Xherdan Shaqiri, është kthyer gjithashtu nga lëndimi dhe ka qenë pjesë e ekipit por nuk është parë e arsyeshme nga Guardiola që të futet në ndeshje.
Rezultatet dhe tabela aktuale.