SHORTI I BRAZILIT 2014

REUTERS
Përsëritja e finales së kaluar, në fillim
6 December, 2013 @18:38
Nikoqiri i Kampionatit Botëror, Brazili, kampionja aktuale e botës, Spanja dhe ish kampionët botëror Italia dhe Gjermania do të kenë punë për të bërë ashtu që të sigurojnë kualifikimin në fazën e dytë të KB Brazili 2014.
Brazili i Luis Felipe Scolarit do të ndeshet me Kroacinë në ndeshjen e parë të Grupit A, derisa dy kundërshtarët tjerë nuk janë aspak për tu nënçmuar - Meksikoja dhe Kameruni.
Kampionja aktuale Botërore, Spanja do të duhet të përsërisë finalen e KB Afrika e Jugut 2010 me Holandën në Grupin B, ku Kili e Australia duket të kenë gjasat e vështira për fazën e dytë.
Italia dhe Anglia, dy fuqitë europiane do të ndeshet në mes të xhungllave të Amazonës, në Manaus - vend ky që tentohet të shmanget nga shumëkush në këtë Botëror. E Uruguaji që do tu shkaktojë probleme këtyre dy vendeve europiane, do të tentojë t’ia nis mirë aventurës braziliane ndaj Kosta Rikës.
Zvicra e shqiptarëve, ka nxjerrë Grupin E relativishtë të lehtë me Ekuadorin, Francën dhe Hondurasin, derisa Argjentina në Grupin F, do të ketë punë me debutantin e Kampionateve Botërore, Bosnjen e Hercegovinën si dhe me Iranin e Nigerinë.
Gjermania, që cilësohet njëra ndër favoritet tjera të Brazilit 2014 dhe që është gjithmonë e rrezikshme për çdokë, ka nxjerrë një grup tejet të vështirë. Portugalia, Gana dhe SHBA-të do të jenë kundërshtarë të tyre, në njërin ndër grupet e vdekjes, siç quhen grupet e vështira ku njëra ndër përfaqësueset e forta duhet të përshëndetet nga Botërori.
Së fundi, Belgjika, vendi ku ka lindur super talenti kosovar Adnan Januzaj do të ketë grup tejet interesant me Algjerinë, Rusinë e Fabio Capellos dhe Korenë Jugore për t’ia nisur aventurës në Brazil.
BRAZILI 2014, Grupet:
Grupi A: Brazili, Kroacia, Meksikoja dhe Kameruni | Grupi B: Spanja, Holanda, Kili dhe Australia | Grupi C: Kolumbia, Greqia, Bregu i Fildishtë dhe Japonia | Grupi D: Uruguaji, Kosta Rika, Anglia dhe Italia |
Grupi E: Zvicra, Ekuadori, Franca dhe Hondurasi | Grupi F: Argjentina, Bosnja e Hercegovina, Irani dhe Nigeria | Grupi G: Gjermania, Portugalia, Gana dhe SHBA | Grupi H: Belgjika, Algjeria, Rusia dhe Korea Jugore |