LIGUE 1

Panoramic
PSG thyhet nga Evian
5 December, 2013 @0:09
Pas javës së XVI nuk ka mbetur asnjë skuadër pa humbje në Francë.
E vetmja që ishte e pamposhtur deri në xhiron e XV, Paris Saint Germain, pësoi disfatën e parë në këtë stinor nga skuadra Evian TG.
Ekipi i Laurent Blanc u befasua golat e Clarck N’Sikulu (75’) dhe Pape Sougou (87’), të cilët ia sollën fitoren e pestë skuadrës së tyre në këtë stinor.
Megjithë humbjen, PSG vazhdon të kryesoj në tabelë me 37 pikë, por tani i ka të harxhuar kreditë pasi që përcjellësi më i afërt, Lille, është vetëm një pikë larg tij.