BIE OLD TRAFFORD

REUTERS
Moyes pëson nga ish ekipi
4 December, 2013 @23:05
Everton ka befasuar sonte Manchester Unitedin në Old Trafford duke e mposhtur 0-1 me golin e vonshëm të kostarikanit, Bryan Oviedo.
Goli i Oviedos heshti Teatrin e Ëndërrave në minutën e 85-të të takimit duke i shkaktuar kampionit humbjen e parë që nga shtatori.
Wayne Rooney, Patrice Evra dhe Danny Welbeck qëlluan shtyllën për Manchesterin gjatë lojës, por Evertoni kishte rastet e veta derisa Oviedo shokoi të gjithë.
Fitorja për ekipin e Roberto Martinezit, karshi David Moyesit, e çon Evertonin në ndeshjen e tetë pa humbje, derisa Man Utd tashmë bën edhe një hap prapa rrugës për mbrojtje titulli.
Ky ka qenë takimi i parë i trajnerit të Manchester Unitedit me ish ekipin e tij, Everton. Të njejtën ndjenjë e ka përjetuar edhe Marouane Fellaini që erdhi nga ekipi i kaltër i Liverpoolit në fund të afatit kalimtar veror, derisa kosovar Adnan Januzaj nuk arriti t’i ndimojë ekipit të tij në 15 minutat e fundit kur u fut në lojë nga Moyes.
Rezultatet dhe tabela aktuale.