Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAP MUZEUN PERSONAL

CR7, me muze

REUTERS

CR7, me muze


4 December, 2013 @14:31

Superylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shumë shpejtë do të bëj edhe hapjen e muzeut të tij personal në ishujt e Madeiras në Portugali. 

Madeira si vendlindje e tij, do të jetë vend ku do të hapet muzeu personal i Cristiano Ronaldos më 15 dhjetor. 

Vetë Ronaldo për mediat portugeze ka bërë të ditur se aty do të ekspozohen trofetë e ndryshmë që i ka fituar gjatë karrierës së tij, pastaj veshjet personale dhe gjëra të tjera personale të tij. 

Cristiano Ronaldo që ia nisi karrierës së tij si futbollist në këtë ishull për ekipin lokal Andorinha, nga mosha 12 vjeçare kaloi me familje në Lisbonë, ku u transferua te Sportingu dhe prej aty u bë yll botëror i futbollit. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga