KONTRATA E RE

REUTERS
Galata dhe Drogba, në bisedime
3 December, 2013 @15:31
Kampioni aktual i Turqisë në futboll, Galatasaray, ka nisur që tash bisedimet me sulmuesin e tyre me përvojë të madhe ndërkombëtare, Didier Drogba.
Sipas informacioneve të dhëna nga kanali televiziv sportiv, NTV Spor, kryetari i klubit turk, Unal Aysal, i ka ofruar Drogbës vazhdim edhe për një stinor shtesë, pasi që Drogbës i skadon kontrata në fund të këtij stinori.
Mirëpo, burime të këtij kanali bëjnë të ditur se sulmuesi i Bregut të Fildishtë nuk ka pranuar vazhdimin edhe për një stinor, por ka kërkuar që t’i vazhdohet kontrata për dy stinorë tjerë, pasi që mendon se është në gjendje të mirë fizike që të luaj edhe aq.
Drogba i cili merr 4 milionë euro për stinor nga Galatasarayi, pa i llogaritur bonuset shtesë që mund të vinë, është kërkuar edhe nga ekipet e ligës elite të Katarit si dhe ato të SHBA-ve.