ARTEMIO FRANCHI

REUTERS
Fiorentina fiton goleadën
2 December, 2013 @23:42
Java e re e xhiros së XIV ka sjellur goleadë në Serie A. Fiorentina e Vincenzo Montellas ka arritur t’i kthehet fitoreve pas barazimit me Udinesen dhe ndeshjes jo të mirë në Europa League ndaj Paços Ferreiras.
Borja Valero ka vënë sot shiritin e kapitenit, derisa në tribuna të Artemio Franchit qëndronte legjenda e klubit, sulmuesi argjentinas, Gabriel Batistuta.
Spanjolli Valero shënoi menjëherë për 1-0, por edhe më shpejtë barazuan dhe kaluan në epërsi mysafirët e qytetit të Romeos e Xhulietës. E valero barazoi përsëri.
Këto katër gola hynë për 14 minuta dhe derisa pritej që pjesa e parë të përfundonte me barazim 2-2, kiliani vjollcë, Juan Vargas ndërroi rezultatin në semafor duke shënuar për 3-2.
Në pjesën e dytë Giuseppe Rossi nga penalltia sikur siguroi fitoren e ekipit vjollcë, por Jorginho i Veronës, 20 minuta para fundit uli epërsinë në 4-3 për t’i dhënë fund dramatik ndeshjes - edhe pse më nuk kishte gola.