NXEHET LA LIGA

eurosport
Humbja e parë
1 December, 2013 @23:02
Barcelona ka regjistruar humbjen e parë të stinorit sonte në duel me Athletic Bilbaon luftarake në San Mames.
Ka qenë një gol i vetëm që ka bërë dallimin në ndeshje, por Barcelona edhe me lojë nuk ka arritur t’i bëj aq shumë ballë baskëve të cilët merituan fitoren në fund.
Iker Muniain është gjetur më së miri në zonë pas një krosimi përtoke të Markel Susaetës duke shënuar nga afërsia në portën e Jose Manuel Pintos.
Sulmi latinoamerikan i Barcelonës nuk ka qenë fare produktiv sonte, ku dyshja Neymar dhe Alexis Sanchez nuk kanë arritur të krijojnë diç më shumë para portës së baskëve.
E ajo më e rëndësishmja, Barcelona tani përkundër se është lidere, ka pikë të njejta me Atletico Madridin (40), derisa Real Madrid tashmë është vetëm tre pikë larg.
Rezultatet dhe tabela aktuale.