HULL

REUTERS
Dështimi i Liverpoolit
1 December, 2013 @16:57
Atëherë kur pritej më së shumti që të fitonte për të mbajtur në presion Arsenalin, Liverpool dështoi.
Skuadra e Brendan Rodgersit, Liverpool, ka dështuar sot të tregojë forcën përballë një kundërshtari modest në Premier League siç është Hull City.
Ata janë mposhtur në stadiumin Kingston Comm me rezultat 3-1. Jake Livermore i dha epërsinë vendasve derisa shumë shpejtë barazoi Steven Gerrard.
Mirëpo në pjesën e dytë gjithçka shkoi në të mirë të ‘tigrave’ të Hull City. David Meyler ngriti epërsinë, derisa Martin Skrtel me autogol, i dha fitoren vendasve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.