VJEN FITORJA

REUTERS
Agonia rossonere përfundon
1 December, 2013 @14:46
Milan i është kthyer fitores në Serie A, pas një muaji.
Përkundër se të përzgjedhurit e Massimiliano Allegrit kishin posedimin e topit në fillim, ata befasisht ranë në disavantazh për t’ia vështirsësuar vetes edhe më shumë punët.
Ishte Lucas Castro që shfrytëzoi një mbrojtje kaotike të momentit për të çuar Catanian në epërsi.
Por shpejtë, ishte Riccardo Montolivo, me golin e parë të tij të stinorit që barazoi rezultatin me një volej nga 10 metra.
Ndërsa në pjesën e dytë Mario Balotelli dhe Leite Kaka u përkujdesën për fitoren e shumëkërkuar të rossonerëve pas serisë katastrofale në Serie A gjatë muajit të kaluar e më gjërë.
Greku Panagiotis Tachtidis morri karton të kuq para se Balotelli e Kaka të shfrytëzojnë mungesën e një lojtari te Catania për të shënuar fitore. Tachtidis u ndëshkua me të kuqe të drejtpërdrejtë pasi që fauloi ashpër Balotellin, sipas referit.
Për më tepër, fitorja e Milanit u bë e dyfishtë, pasi që pas më shumë se dy muajve në ekip u rikthye i lënduar Stephan El Shaarawy, që u inkuadrua në ndeshje nga minuta e 75-të e takimit, për të zëvendësuar sllovenin, Valter Birsa.
Rezultatet dhe tabela aktuale.