Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEP GUARDIOLA

Trimi Thiago

REUTERS

Trimi Thiago


1 December, 2013 @13:10

Fitorja e lehtë e djeshme e Bayern Munchenit ndaj të fundosurit në Bundesligë Eintracht Braunschëeig nuk ishte aq e rëndësishme për Pep Guardiolan sa rikthimi i mesfushorit spanjoll, Thiago Alcantara pas tre muajsh lëndimi. 

“Kemi shumë lojtarë të lënduar. Thiago nuk ka qenë i gatshëm për të luajtur 90 minuta. Mirëpo, ai është një shpirt luftarak i cili më ka kënaqur me performancën e tij në ndeshje. Për më tepër ai nuk di çka është frika,” ka thënë Guardiola për mesfushorin. 

Thiago Alcantara përkundër se nuk ka qenë në kondicion të plotë, ai pa kurrëfarë problemi ka luajtur të 90 minutat e ndeshjes, si dhe ka kontribuuar shumë për ekipin e tij, duke u futur edhe në duele të ashpëra përkundër se dje ishte dita e parë e tij në fushë pas lëndimit, që e la atë jashtë fushave për tre muaj. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga