3B

REUTERS
Pa problem për kryesuesit
30 November, 2013 @17:42
Bayern Munchen i udhëhequr nga Josep Guardiola ka vazhduar serinë e fitoreve duke e mposhtur ekipin e fundit të renditur në Bundesligë, Eintracht Braunschweigun, 2-0.
Ka qenë holandezi Arjen Robben i cili me dy gola të shënuara në pjesë të parë i ka sjellë fitoren e 12 Bayernit në Bundesligë sot.
Edhe kundërshtarët e Bayernit, që po e ndjekin në krye, Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund kanë shënuar fitoret e tyre rutinore sot.
Aspirinët kanë mposhtur në Bay Arena 3-0 Nurnbergun. Dy gola për ekipin e finlandezit Sami Hyppia i ka shënuar koreanojugori Heung Min Son, ndërsa një tjetër Steffan Kiessling për rezultatin përfundimtar prej 3 golash dallim.
Së fundi, edhe ekipi i Jurgen Kloppit, Borussia Dortmund i është kthyer fitores pas humbjes nga Bayerni në xhiron e kaluar. Milionerët e Dortmundit kanë mposhtur Mainzit sot si mysafir me rezultat 1-3, ku pas pjesës së parë të qetë, në pjesën e dytë erdhën 4 gola.
Pierre Emerick Aubamayang ka shënuar të parin, derisa Mainz barazoi nëpërmjet Maxim Choupo Motingut. Por në fund u përkujdes polaku në ikje, Robert Lewandowski për të shënuar edhe dy gola dhe për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.
Rezultatet dhe tabela aktuale.