RAPORTOJNË MEDIAT SERBE

fifa
Serbia, po miqësoreve të Kosovës
29 November, 2013 @9:00
FSS-ja (Federata e Futbollit të Serbisë) nuk do të ketë asgjë kundër që Kosova të luaj ndeshje miqësore ndërkombëtare si reprezentaicion me kusht që nuk i përdor simbolet shtetërore.
Kështu ka bërë të ditur sot e përditshmja serbe Politika, e cila nga burimet e saja brenda FSS-së , ka njoftuar opinionin për vendimet e serbëve para Kongresit të FIFA-së.
Takimi i paraparë për sot në Zurich ndërmjet FIFA-FFK-FSS është shtyer për një datë të pacaktuar, derisa Serbia në takimin e fundit kishte thënë se Kosova nuk do të lejohet të merr pjesë në ndeshje ndërkombëtare pa pranimin e saj në OKB, që është kusht i FIFA dhe UEFA-së.
E sa i përket miqësores së parë të Kosovës, ajo është thënë të jetë Kroacia - që është konfirmuar javë më parë edhe nga kreu i HNS-së (Federata Kroate e Futbollit), Davor Suker.