GRUPI J

REUTERS
Lazio siguron pranverën
28 November, 2013 @22:05
Skuadra romake, Lazio, ka arritur që të shënojë fitore 0-2 si mysafir i Legias nga Varshava sonte për të siguruar pranverën europiane në Europa League.
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha si dhe kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, kanë qenë për 90 minuta pjesëmarrës në ndeshjen ku Lazioja shënoi fitore me golat që erdhën nga Bryan Perea dhe Felipe Anderson.
Për më tepër, trajneri boshnjak Vladimir Petkovic, i ka dhënë sot hapësirë Canës në mesfushë - në pozitën e tij natyrale, pasi që Lazio luajti me gjysmë ekipin e vetë dhe në mbrojtje kishte zgjidhje tjera.
Me fitoren e sotme, Lazio ka arritur kuotën e 11 pikëve, duke shënuar fitoren e tretë krahas dy barazimeve që i ka. Kjo i ka siguruar Lazios kualifikimin për në fazën eliminatore të Europa League, ndërsa në xhiron e fundit, ata takohen me liderin e Grupit J, Trabzonspor, dhe në rast fitoreje mund të dalin në vendin e parë të grupit. Trabzonspori ka 13 pikë dhe e udhëheq Grupin J. Ata sonte mposhtën Apollonin qipriot 4-2.