ROBERTO MANCINI

REUTERS
Mbrojtja e dobët
28 November, 2013 @11:21
Përkundër se pjesa e parë përfundoi 1-1 dhe Galatasaray iu përgjigj me gol, gjuajtjes së lirë të Gareth Baleit, Roberto Mancini ka kritikuar mbrojtjen e skuadrës së tij për debaklin e pësuar.
“Kemi qenë afër perfektes në pjesën e parë,” tha trajneri 49 vjeç pas ndeshjes në kryeqytetin e Spanjës.
“Me të vërtetë nuk e di se çka ndodhi në pjesën e dytë. Duhet të flasë me lojtarë. Nëse bëhen gabime të tilla ndaj Realit, ato nuk tolerohen, sepse ata nuk të falin,” ka vazhduar Mancini më tej.
Derisa sa i përket gjasave të kampionit turk për kualifikim ai ka shtuar.
“Shikoni, neve barazimi nuk na duhej fare sonte, derisa Juventusi fitoi në Torino. Kështu që duhet të bëjmë gjithçka për të fituar në Stamboll, ku na duhet edhe përkrahja e tifozëve,” ka përfunduar Mancini, ekipi i të cilit, Galatasaray ka rënë në vendin e tretë të Grupit B të Ligës së Kampionëve.
Galatasaray ka 4 pikë nga 5 ndeshje, derisa Juventusi 6 nga po aq ndeshje. Ndeshja e fundit e Grupit D, luhet në Stamboll derisa Juventusi edhe me barazim mund të sigurojë kalimin tutje.