TOPI I ARTË

REUTERS
S’më duhet Topi i Artë
28 November, 2013 @10:46
Fitorja e mbrëmshme ndaj Olympiacosit, goli i shënuar, paraqitja e 100-të jubilare në Ligë të Kampionëve, kualifikimi i ekipit të tij si vendi i parë në grup - të gjitha këto i takuan Zlatan Ibrahimovicit mbrëmë.
Forma e mirë e tij përkundër moshës 32 vjeçare, cilësia dhe saktësia e hatashme e fusin atë në garë për Topin e shumëpërfolur të Artë. Por ai nuk lëshon pe asnjëherë. Ai është Ibra.
“As që mendoj për Topin e Artë. Një trofe i tillë nuk është i rëndësishëm për mua. Mua nuk më duhet një trofe i tillë për të kuptuar se jam më i miri,” u ka thënë Ibrahimovic reporterëve mbrëmë pas ndeshjes në Ligë të Kampionëve, raportojnë sot mediat françeze.
Për më tepër Ibra ka shtuar se pasi që ka dalë në vendin e parë të grupit, vetëm pret kundërshtarin e radhës në short. E deri atëherë Paris St Germain do të jetë plotësisht gati.