RRËMBEJNË POZITAT

REUTERS
Chelsea e City ulin Liverpoolin
1 December, 2013 @19:14
Humbja, Liverpoolit i ka kushtuar sot shumë. Kundërshtarët e tyre në krye të renditjes, Chelsea dhe Manchester City kanë arritur të shënojnë fitoret e radhës në Premier League ndaj Southamptonit, përkatësisht Swansea.
Chelsea përkundër se pas vetëm 20 sekondave ishte në disavantazh pas ekspres golit të Jay Rodriguezit, ka arritur të rikthehet në lojë në pjesën e dytë të takimit.
Frank Lampard dhe Demba Ba ishin freskimet që i solli Jose Mourinho në meslojë, derisa qendra e mbrojtje solli golit, ku Gary Cahill dhe John Terry përmbysën epërsinë e Southamptonit - që lirisht mund të quhet befasia e stinorit.
E në fund Demba Ba vulosi fitoren e ekipit të tij duke shënuar për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-1.
City fiton lehtë
Edhe Manchester City i Manuel Pellegrinit ka qenë i furishëm sot ndaj uellsianëve të Swansea. Alvaro Negredo u ka dhënë epërsinë e hershme për të zhvilluar lojë të qetë, ndërsa në pjesën e dytë françezi Samir Nasri, ka shënuar dy herë për të vulosur dominimin e qytetarëve në Etihad sot.
Tash, Chelsea e Manchester City janë përcjellësit më të afërt të Arsenalit lider. Chelsea në vendin e dytë ka katër pikë më pak, derisa City gjashtë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.