LEO MESSI

REUTERS
Më i miri i stinorit
3 December, 2013 @12:41
Lionel Messi është shpallë lojtari më i mirë i La Ligas për stinorin 2012/13 në çmimet sezonale të shpërndara mbrëmë në natën gala të La Ligas.
Kjo ka qenë hera e pestë me radhë që Messi merr këtë çmim, derisa Andres Iniesta morri për herë të katërt në pesë vitet e fundit, çmimin e mesfushorit më të mirë në La Liga.
Cristiano Ronaldo u votua si lojtari më i rëndësishëm i kampanjës, derisa bashkëlojtari i tij i tanishëm Asier Illaramendi (në 2012/13, Real Sociedad), si shpërthimi i stinorit.
Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, triumfoi para Jose Mourinhos dhe Tito Vilanovës në votat për trajnerin më të mirë, derisa Iker Casillasit të Real Madridit i takoi çmimi fair-play.
Çmimet e La Liga 2012/13
Portieri më i mirë: Courtois (Atlético Madrid) | Mbrojtësi më i mirë: Sergio Ramos (Real Madrid) | Mesfushori defanziv më i mirë: Asier Illarramendi (Real Sociedad) | Mesfushori ofanziv më i mirë : Andrés Iniesta (FC Barcelona) |
Sulmuesi më i mirë : Lionel Messi (FC Barcelone) | Lojtari i ri më i mirë : Asier Illarramendi (Real Sociedad) | Lojtari më i mirë: Lionel Messi (FC Barcelona) | Trajneri më i mirë: Diego Simeone (Atlético Madrid) |
Çmimi Fairplay: Iker Casillas (Real Madrid) dhe Athletic Bilbao |