BEFASOHET BRITANIA

Nominohet për sportist të vitit nga BBC
3 December, 2013 @11:53
Januzaj 18 vjeçar do të shpresojë për edhe në një çmim, pas asaj të lojtarit më të mirë të muajit në Manchester United. Ai është vënë në listën e ngushtë të BBC-së për personalitetin e ri të vitit 2013 ku do të garojë me 9 sportistë tjerë.
Nga mediat angleze, nominimi i tij nga BBC-ja është cilësuar si befasues, edhe pse është mirëpritur shumë për shkak të talentit të tij.
Gjithashtu, edhe pse nuk është britanik, ai do të ketë të drejtë të garojë për këtë çmim pasi që është banor dhe luan në Britani të Madhe.
Januzaj do të jetë në garë me atletet Dina Asher Smith dhe Jess Judd, golfistin Charley Hull, shigjetaren Amber Hill, notuesin James Guy, notuesin paralimpik Amy Marren, peshëngritësen Rebekah Tiler, garuesin me karrige të invalidëve Isaac Towers dhe kanuisten Kimberley Woods.