Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JOACHIM LOW

S’voton për Topin e Artë

REUTERS

S’voton për Topin e Artë


4 December, 2013 @13:58

FIFA Topi i Artë gjithnjë e më shumë po shkon drejt problemeve prej se iu shty afati i votimeve. Spekulimet e shumta për fituesin e këtij viti si dhe një incident i kryetarit Sepp Blatter me Cristiano Ronaldon nëpër media ka ngritur edhe më shumë tensionet për fituesin e këtij çmimi. 

E tash, edhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka refuzuar të votojë për treshen e futbollistëve nga lista e dhënë prej FIFA-së. E kjo për një arsye krejt tjetër. 

“Ai nuk do të votojë për tre futbollsitë nga lista prej 23 futbollistëve, prej të cilëve janë pesë gjermanë,” ka thënë zëdhënësi i DFB-së (Federata gjermane e futbollit), Jens Gritter për Sport Bild.

Low ka refuzuar të votojë pasi që pas shpalljes së fituesve çdokush mund ta sheh kush ka votuar për kë dhe trajneri i Gjermanisë nuk ka dashur që futbollistët e tij para Kampionatit Botëror të mendojnë se njëri apo tjetri do të favorizohet më shumë në lojë. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga