VAZHDON KONTRATËN

REUTERS
Vidal besnik ndaj Juves
3 December, 2013 @15:44
Prej momentit që ka ardhur në Juventus, në vitin 2011, Arturo Vidal, ka bërë 100 paraqitje në Serie A, duke shënuar 32 gola deri më sot.
E pasi që stinorin e kaluar u bë golashënuesi më i mirë i ekipit bardhezi me 15 gola, Vidal 26 vjeç ka rënë dakord me klubin kampion që të vazhdojë kontratën edhe katër vitet e ardhshme.
Kështu, Juventus ka bllokuar një kalim të mundshëm të mesfushorit kilian brenda viteve të ardhshme derisa kërkesat e Real Madridit për ta marrë ate gjatë stinorit të ardhshëm duket se kanë rënë në ujë.
Me Vidalin Juventus është shpallur kampion në dy vitet e fundit, derisa që prej kësaj fundjave kanë marrë lidershipin në Serie A, duke qenë tre pikë para Romës. Vidalit kontrata do t’i skadonte në fund të këtij stinori, ndërsa e ka vazhduar atë deri në qershor të vitit 2017.