KUPA E TURQISË

ntvspor.net
Krasniqi eliminon Fenerin
4 December, 2013 @22:24
Mesfushori kosovar që po luan për ekipin e ligës së dytë turke, Liridon Krasniqi, me ekipin e tij Fethiyespor ka arritur që të bëj befasi të madhe në Kupën e Turqisë sonte.
Fethiyespor ka arritur që të rikthehet nga disavantazhi në Sukru Saraçoglu të Stambollit dhe në 15 minutëshin e fundit me golat e Onur Okan dhe Ahmet Aras kanë përmbysur epërsinë e kanarinave.
Kështu, Fethiyespor ka eliminuar Fenerbahçen nga Kupa e Turqisë, ekip ky që është lider i Superligës turke dhe po garon për titull kampioni.
Liridon Krasniqi 21 vjeçar ka luajtur gjatë tërë ndeshjes dhe është dalluar me daljet e shpeshta të tija në sulm, duke i ndihmuar sulmuesve të ekipit në fitoren e tyre befasuese.
Me këtë fitore, Fethiyespor del në raundin e pestë të Kupës së Turqisë, derisa Fenerbahçe është përshëndetur nga ajo.
Krasniqi pat kaluar nga ekipi çek Mlada Boleslav gjatë verës në ekipin turk Ankaraspor, prej nga u huazua te Fethiye.