LONDON PRIDE

REUTERS
Hazard inspiron Chelsean
4 December, 2013 @23:22
Sunderland i Gustavo Poyetit dhe Chelsea i Jose Mourinhos kanë dhënë një spektakël futbolli në Stadiumin e Dritës të ekipit vendas.
Chelsea ka arritur që të ndalë Sunderlandin euforik me magjinë e Eden Hazardit i cili ka inspiruar ekipin e tij në fitoren që i siguron ata në vendin e dytë edhe për një xhiro tjetër.
Belgu Hazard ka qenë njeriu i ndeshjes duke asistuar në golin e parë të ekipit të tij të shënuar nga Frank Lampard (17’), për të barazuar rezultatin në 1-1, pas epërsisë së marrë nga Jozy Altidore (14’), që shënoi për Sunderlandin.
Ndërsa më vonë ai shënoi edhe dy herë (36’ dhe 62’) për të çuar ekipin e tij në epërsi dy herë 1-2 dhe 2-3, pasi që ish lojtari i Manchester United John O’Shea (50’) kishte barazuar në 2-2.
Në momentet e fundit të ndeshjes, në skenë doli Philip Bardsley (84’AG dhe 86’) që së pari shënoi autogol duke e bërë rezultatin 2-4 për Chelsean, e në fund shënoi edhe për ekipin e tij Sunderland për rezultatin përfundimtar prej 3-4.
Chelsea ka shënuar kështu fitoren e nëntë në Premier League dhe është përcjellësi më i afërt i Arsenalit lider, që ikë për 4 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.