FENOMENI

REUTERS
Argjentina favorite në Brazil 2014!
6 December, 2013 @15:53
Dy herë kampion botëror në katër pjesëmarrje dhe golashënuesi më i mirë i Kampionateve Botërore, Luis Nazario de Lima - Ronaldo, apo siç thirrej Fenomeni, ka thënë se Argjentina mund të befasojë në Botërorin e vitit të ardhshëm.
“Brazili është favorit i imi. Pas Brazilit vjen Gjermania, e pastaj Spanja e Argjentina. Argjentina mund të befasonte keq,” ka thënë duke qeshur pasi që përmend Argjentinën, Ronaldo, transmeton FIFA.
“A keni menduar ndonjëherë çfarë mund të ndodhte po të fitonte Argjentina Kupën Botërore në Brazil?!” ka pyetur Ronaldo më tej.
Argjentina dhe Brazili njihen si rival të mëdhenjë në futbollin jugamerikan. Ata përveç kampionateve të fituara botërore, shtyhen edhe me legjendat e futbollit dhe asnjëra nuk e pranon legjendën e tjetrës. Pele apo Maradona?
E Ronaldo ka komentuar edhe për të ardhmen e talentit brazilian Neymar, i cili po luan pranë super yllit argjentinas, Lionel Messi në Barcelonë.
“Jam i bindur që ai do të bëhet lojtari më i mirë që ka parë bota ndonjëherë, e futbolli europian do t’i ndihmojë atij në këtë synim,” ka thënë ndër të tjera Ronaldo, i cili është pjesë e Këshillit Organizativ të Kampionatit Botëror Brazili 2014 dhe ka qenë njëri ndër faktorët që ka ndikuar në fitoren e Brazilit për organizimin e ngjarjes më të madhe botërore në futboll.