Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LËNDIMI

Robben përfundon vitin

REUTERS

Robben përfundon vitin


5 December, 2013 @14:02

 

Arjen Robben njëri ndër lojtarët më të dalluar të Bayern Munchenit do t’i mungojë ekipit të tij për gjashtë javët e ardhshme për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshje të Kupës gjermane pas përplasjes me portierin kundërshtar, Marvin Hitz. 

Me këtë, sot është bërë e ditur se holandezi Robben, që ka shënuar golin e fitores në Ligë të Kampionëve për Bayernin në maj të këtij viti, ka përfunduar vitin 2013 dhe ai mund të rikthehet në fusha tek në mes të janarit të ardhshëm. 

Kështu Bayern do të ketë hendikep të madh para Kampionatit Botëror të Klubeve që luhet në Maroko në mes të dhjetorit pasi që nuk do të mund të llogaris te Robben. 

Robben shënoi golin e parë në ndeshjen e djeshme në minutën e katërt të takimit dhe u desht që të zëvendësohej në minutën e 16 pas lëndimit. Bayern mposhti Augsburgun 2-0 në fund. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga