MEDIA

REUTERS
El Tigre, te Chelsea!
6 December, 2013 @19:15
Pas telasheve të shumta këtë stinor me sulmues, Jose Mourinho, ka kërkuar një super sulmues si Radamel Falcao. E ky i fundit posa u transferua në Monaco dhe ende nuk e luajti as një gjysmë stinori në Ligue 1.
Por, pas insistimit të madh të të kaltërve të Londrës, krerët e ekipit nga principata françeze u kanë kthyer atyre përgjigje.
Monaco që e bleu Falcaon këtë verë nga Atletico Madrid për 60 milionë euro, i ka kërkuar Chelseat 95 milionë euro për sulmuesin kolumbian, derisa mediat françeze kanë bërë të ditura se ata do të pajtohen edhe me paketën më pak para dhe Demba Ba ose Fernando Torres.
Nëse arrihet një marrëveshje e tillë, Falcao do të kalojë në Chelsea në afatin kalimtar të janarit, vetëm pas disa muajsh të kaluar në Ligue 1, ka shkruar sot Daily Star.