BRITANNIA

REUTERS
Befasohet Chelsea
7 December, 2013 @19:32
Chelsea që priste fitore të sigurtë në Britannia ndaj Stoke Cityt, u befasua keq sot. Përkundër epërsisë së hershme të arritur nëpërmjet gjermanit Andre Schurrle, ata panë veten në disavantazh nga golat e Peter Crouch (42’) dhe Stephen Ireland (50’).
Përkundër se Schurrle (53’) ktheu besimin shpejtë te ekipi i Jose Mourinhos, ka qenë marokeni Oussama Asaidi që i ka befasuar të gjithë me golin e tij në minutën e 90-të të takimit për fitoren e ekipit të Mark Hughes 3-2.
Kjo ka qenë humbja e tretë e Chelseat në kampionat.
Rezultatet dhe tabela aktuale.