SAN PAOLO

REUTERS
Xhemajli shënon, Napoli barazon
7 December, 2013 @23:09
Udinese e strategut Francesco Guidolin nuk është dorëzuar përkundër dy udhëheqjeve të ndryshme napolitane sonte në San Paolo.
Maqedonasi Goran Pandev (38’ dhe 41’) ka shënuar shpejtë dy herë për të ngritur napolitanët në epërsi, derisa Udinese ka gjetur fuqi që të barazojë në 2-2.
Superndeshja që ka mundur të përfundojë në të mirë të çdonjërës palë sipas rasteve, por u bë 3-2 kur shqiptari Blerim Dzemaili shënoi për avantazhin e ekipit të Rafael Benitezit. Sidoqoftë Udinese përsëri barazoi në fund për 3-3.
Përveç Dzemailit, në lojë u inkuadra edhe Valon Behrami dhe pikërisht në vend të tij. Në fund mund të thuhet se Napoli humbi pikë në ndeshje, derisa Udinese tregoi se është arrë e fortë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.