EMIRATES

eurosport
Everton, ndali serinë e Arsenalit
8 December, 2013 @22:01
Talenti Gerard Deulofeu ka hyrë në minutën e 79 të takimit në lojë për të shënuar golin e barazimit pas pesë minutash qëndrimi në fushë për t’ia mohuar Arsenalit fitoren e pestë në të gjitha garat dhe të katërtën me radhë në Premier League.
Everton edhe njëherë ka treguar se është arrë e fortë për çdo kundërshtar, derisa Arsenal kishte marrë epërsinë vetëm 4 minuta para golit të barazimit, kur shënoi gjermani Mesut Ozil (80’).
Të dyja ekipet kishin rastet e veta në ndeshje, derisa Olivier Giroud, sulmuesi françez i Arsenalit qëlloi edhe shtyllën me një volej të bukur - por pa ndryshim në rezultat.
Edhe Evertoni ka pasur rastet e veta dhe dukeshin të rrezikshëm me krahët si Seamus Coleman e Bryan Oviedo para se të hynte goli i parë i ndeshjes.
Në fund, u pa që rezultati i barabartë ndoshta ka qenë epilogu real i takimit, krahasuar me atë që treguan ekipet në fushë, sot.
Por, Arsenalit do të mund t’i kushtojnë shumë këto dy pikë të humbura, kur dihet se përveç Liverpoolit, të gjithë kundërshtarët tjerë që synojnë titullin si Chelsea, Manchester City e Manchester United kanë humbur pikë këtë xhiro.
Pas kësaj xhiroje, të XV, Arsenali ka 5 pikë më tepër se përcjellësi i parë i saj, Liverpool.