TRAJNERI I VITIT

REUTERS
Rasti i fundit për Fergien
9 December, 2013 @22:49
Ish trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është emëruar në listën e ngushtë të kandidatëve për trajnerin më të mirë të vitit në botë nga FIFA.
Fergie, i cili asnjëherë nuk e ka fituar këtë trofe, ka rastin e fundit që të fitojë këtë përkundër se ka kundërkandidatë shumë të fortë si ish trajneri i Bayern Munchenit, Jupp Heynckes, që fitoi gjithçka me bavarezët stinorin e kaluar dhe Jurgen Klopp që ngriti Borussia Dortmundin nga një ekip modest në TOP ekip botëror duke arritur në finalen e madhe europiane të Ligës së Kampionëve.
Ky çmim i cili u krijua tre vite më parë si ekuivalent trajnerësh i Topit të Artë, për herë të parë ka qenë i fituar nga Jose Mourinho në vitin 2010 pasi që ky fitoi gjithçka me Interin atë vit.
E të njejtën gjë e bëri edhe Heynckes me Bayernin stinorin e kaluar dhe është favorit për të fituar këtë trofe, për të cilin votojnë të gjithë trajnerët e kombëtareve botërore, kapitenët e tyre si dhe gazetarët.
Fituesi do të shpallet me 13 janar në Cyrih të Zvicrës.