GRUPI C

REUTERS
Fitore e brishtë e Benficës
10 December, 2013 @23:04
Nënkampionja e Portugalisë, Benfica, ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj një Paris St Germaini të përgjysmuar sonte në stadiumin e Dritës në Lisbonë. Mirëpo, e tërë kjo fitore shkoi më kot, pasi që kundërshtari i tyre për të shkuar tutje në Ligë të Kampionëve, Olympiacos mposhti Anderlechtin.
Kjo ka qenë humbja e parë e ekipit të Laurent Blanc në Ligë të Kampionëve këtë edicion dhe kjo ashiqare pasi që ishin kualifikuar më parë dhe luajtën me ekip të përgjysmuar ndaj Benficës.
Paris St Germain udhëhoqi me anë të Edinson Cavanit, por portugezët barazuan nga penalltia që e realizoi braziliani Lima, e pastaj fituan me golin e argjentinasit Nicolas Gaitan.
E shkak për eliminimin e Benficës, ka qenë ish lojtari i tyre, Javier Saviola. Argjentinasi shtatëshkurtër ka shënuar dy herë për ekipin e Olympiacosit për t’ia siguruar fitoren (3-1) dhe kualifikimin në TOP 16 të Ligës së Kampionëve ekipit grek. Belgët kanë marrë tre kartonë të kuq në ndeshje sonte! Derisa Olympiacos ka dështuar të shënojë dy penallti!
TABELA PËRFUNDIMTARE, Grupi C:
1 | Paris St Germain | 13 pikë | Kualifikohet në TOP 16 | |
2 | Olympiacos | 10 pikë | Kualifikohet në TOP 16 | |
3 | Benfica | 10 pikë | Kualifikohet në Europa League | |
4 | Anderlecht | 1 pikë | Eliminohet nga garat europiane |