MANUEL PELLEGRINI

REUTERS
S’i di rregullat e golave si mysafir!
11 December, 2013 @10:27
Trajneri kilian i Manchester Cityt ka mundur mbrëmë që të përfundonte si lider i grupit po të kishte shënuar ekipi i tij edhe një gol ndaj Bayern Munchenit në Allianz Arena.
Mirëpo, pas ndeshjes u vërejt që kiliani Manuel Pellegrini kishte llogaritur keq avantazhin e golave si mysafir dhe nuk kishte bërë veprimet e duhura.
“Doja ta futja Sergio Agueron në lojë, mirëpo pritja që të shënonim golin e katërt, për këtë e dërgova të nxehej,” i tha Pellegrini Sky Sportsit pas ndeshjes.
“Ka qenë e vështirë të shënohen edhe dy gola për të arritur vendin e parë në grup. Unë pritja edhe një gol e pastaj të intervenoja,” kanë qenë fjalët e tij transmetojnë sot mediat angleze.
E në fakt, Pellegrini do të mund të kualifikohej si lider i grupit me vetëm edhe një gol të shënuar në ndeshje, pasi që Bayern kishte mposhtur Cityn në Etihad 1-3 si mysafir, ndërsa po të bëhej rezultati 2-4 për Manchesterin mbrëmë - ata do të shkonin si lider, për shkak se kur pikët janë të njejta të dy ekipeve sipas rregullave shikohet rezultati i ndërsjellë.
Manchester City ka arritur fitore të madhe ndaj Bayernit, përkundër se të dy ekipet kanë qenë të kualifikuara dhe lufta zhvillohej vetëm për lider të grupit. Madhështia e fitores së të kaltërve të Manchesterit bëhet edhe më e madhe pasi që kampioni aktual europian nuk ka humbur që nga stinori i kaluar në Ligë të Kampionëve, ndërsa City nuk ka pasur lojtarët standard të saj në formacion si Yaya Toure, Vincent Kompany dhe Sergio Aguero.