GALATA-JUVE

juventus.com
Caktohet ora e ndeshjes
11 December, 2013 @0:07
Ndeshja e ndërprerë sonte në minutën e 31-të saj, Galatasaray-Juventus e vlefshme për të caktuar ekipin e 16-të që do të kalojë në fazën pranverore të Ligës së Kampionëve pas diskutimeve të shumta është përcaktuar të luhet nesër me fillim prej orës 14:00.
Mirëpo, UEFA-ja ka bërë të ditur se nëse edhe nesër nuk ka kushte për të zhvilluar ndeshjen në këtë orë, atëherë ndeshja do të mund të bartet në një stadium/qytet tjetër e ndoshta edhe të shtyhet për një datë tjetër në një vend tjetër.