CRISTIANO
REUTERS
Super rekord i CR7
10 December, 2013 @23:54
Portugezi Cristiano Ronaldo ka thyer rekordin e golave të shënuar në fazën grupore të Ligës së Kampionëve sonte. Me golin e shënuar ndaj Kobenhavnit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar golin e tij të nëntë në fazën grupore duke lënë pas tij golashënues si: Hernan Crespo, Ruud Van Nistelrooy, Filippo Inzaghi dhe Zlatan Ibrahimovic, që kanë nga tetë gola të shënuara në grupe, ku ky i fundit nuk ishte në formacion të Paris St Germainit sonte në ndeshje ndaj Benficës.
Për më tepër, Cristiano Ronaldo ka munguar në ndeshjen e parafundit të Real Madridit në Ligë të Kampionëve ndaj Galatasarayit, ku ekipi i tij fitoi 4-1.
Cristiano Ronaldo shënoi hat-trick ndaj Galatasarayit në ndeshjen e zhvilluar në Stamboll, shënoi tre gola tjerë në dy ndeshje ndaj Juventusit dhe tre në dy takimet e madrilenëve ndaj Kobenhavnit.
Për të qenë goli i tij edhe më ekskluziv, ai i shënuar sonte ka qenë goli i 800-të i Real Madridit në gara europiane.