PARA ARMENISË
Avdiaj, Xhimshiti dhe Aliji, emra të ri kuqezi
28 February, 2015 @16:37
Mediat në Tiranë kanë raportuar dje se treshja shqiptare që luan në ligat europiane, Berat Xhimshiti (Zurich), Dionis Avdiaj (Sturm) dhe Naser Aliji (St Gallen) do të marrin ftesa nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen e radhës së kombëtares shqiptare ndaj Armenisë.
Treshja në fjalë është përfolur deri më tani si opcion i mundshëm për ekipin kuqezi para ndeshjes së rëndësishme ndaj Armenisë.
Gjithashtu, sulmuesi i Baselit, që u shpallë lojtari i vitit 2014 në Zvicër, Shkëlzen Gashi, pritet të rikthehet në ekip nga De Biasi, ka shkruar Shekulli.
TABELA AKTUALE E KUALIFIKIMEVE PËR EURO 2016