SKENDERAJ
Fitore minimale për Drenicën ndaj Hajvalisë
28 February, 2015 @14:48
Pretendimet e Hajvalisë për fitore në Skenderaj ranë në ujë sot, kur Drenica shënoi fitore minimale ndaj kundërshtarit në Bajram Aliu.
Golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes e shënoi sulmuesi i ri i kuqezinjëve, Dren Gashi, derisa ky gol në fund i solli tre pikë ekipit të drejtuar nga Tahir Lushtaku.
Goli i Drenit, i ardhur pas pasimit të Fetah Ibrahimit i mundësoi drenicakëve që të shkojnë në pushim 15 minutësh me epërsi minimale.
Hajvalia nuk arriti gjatë pjesës së mbetur të lojës për të shënaur në portën e Burim Sadikut të Drenicës, që ua solli humbjen e parë Ismet Munishit si trajner te ekipi i tij i ri.
Me këtë fitore, Drenica ka kërcyer në pozitën e gjashtë të tabelës, derisa Hajvalia mbetet në vend të dytë për momentin para ndeshjeve të nesërme.